E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i Kukësit Gjici: Gjobën do e heq vetëm nëse fitojnë ndaj Partizanit”
Lajme

Presidenti i Kukësit Gjici: Gjobën do e heq vetëm nëse fitojnë ndaj Partizanit”

Barazimi në Gjirokastër trazon Kukësin. Në momentin kur pritej që të krijonin shkëputje në krye, gabojnë. Dy pikë të lëna pak ditë para përballjes me Partizanin, shtojnë ndjeshëm presionin në radhët e verilindorëve. I irrituar ka qenë edhe Safet Gjici, i cili direkt u kishte komunikuar drejtuesve se ndaj lojtarëve do të ketë masa financiare. Dhe për të konfirmuar vendimin, mendon vetë presidenti. 

safet gjici

Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ai saktëson se ka mbetur i pakënaqur nga ekipi dhe stafi drejtues për paraqitjen në javën e 18-të. E megjithatë, skuadra e ka një mundësi që të shmangë gjobën. Dhe kushti është i qartë, të mposhtin kampionët në fuqi të vendit.

“Pas ndeshjes që zhvilluam në Gjirokastër, jam shumë i pakënaqur nga lojtarët dhe stafi. Nëse do të fitojnë me Partizanin, s’do të ketë gjoba”, kështu u shpreh fillimisht Gjici, i cili tashmë ka statusin e presidentit të nderit te verilindorët. “Natyrisht që rrezikohet kampionati me këto ndeshje kështu, kërkoj reagim që nga ndeshja që vjen, nuk pranoj më asnjë rezultat tjetër përveç fitores”, shprehet Gjici.

AKUZAT 

Në përfundim të ndeshjes LuftëtariKukësi nuk munguan as polemikat, e shkak për këtë u bë ajo gafë e arbitrit Erjon Bastari. Gjirokastritët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 35-të, por një vendim absurd e cilësoi të pavlefshme. Vendësit protestuan ashpër dhe jo vetëm gjatë ndeshjes, por edhe pas saj. Akuzat ishin të rënda edhe prej drejtorit sportiv të bluzinjve. Artur Dadaj sulmoi kryesorin e atij 90-minutëshi dhe mes të tjerash tha se ekipi i tyre ishte më lart se Kukësi.

Kukesi-Luftetari 0-0

Por kjo gjë nuk pranohet nga verilindorët. Presidenti mendon ndryshe, aq sa akuzave u përgjigjet në këtë formë. “Sa u përket arbitrave, as emrin nuk ua di, pasi nuk kam qenë as në Gjirokastër. Luftëtari ka të drejtë, kur lojtarët e mi nuk luajtën fare. Duhet të kishin fituar tre me zero minimumi. Çfarë arbitrash thonë ata, nuk ka lidhje fare”, përfundoi Safet Gjici, duke evidentuar se nuk ua di as emrat arbitrave të ndeshjes./ P Sport

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.