E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti i KE-së vizitë sot në Tiranë, takim me kryeministrin Rama
Publik News

Presidenti i KE-së vizitë sot në Tiranë, takim me kryeministrin Rama

Michel do të pritet nga Kryeministri Edi Rama rreth orës 12 e 50 minuta, në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet edhe ceremoniali i mirëseardhjes. Më pas pritet të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.

Ai viziton Shqipërinë një javë pas Komisionarit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili zhvilloi takime me krerët më të lartë të politikës në vend, si dhe vizitoi zonat e prekura nga tërmeti.

Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, do të japë mbështetje për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Vetëm pak ditë më parë, komisionari i BE për Zgjerimin rikonfirmoi faktin se BE dhe ai vetë e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor, ndaj u realizua dhe kjo vizitë e tij e parë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Ndërsa Komisioni Europian ka konfirmuar për ATSH, se i qëndron besnik rekomandimeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke shprehur besimin për një vendim pozitiv nga Këshilli përpara Samitit të Zagrebit në maj.

Një zëdhënëse e Komisionit Evropian bëri të ditur për ATSH detaje edhe nga metodologjia e re e zgjerimit, ndërsa deklaroi se, “Komisioni Europian do të paraqesë në javët në vazhdim propozimet për ta bërë procesin e pranimit më efikas, më të besueshëm dhe më dinamik”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.