E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenti Sassoli: I zhgënjyer me vendimin e KE për Shqipërinë
Publik News

Presidenti Sassoli: I zhgënjyer me vendimin e KE për Shqipërinë

Me daten 28 janar do te mbahet Samiti i PE për Ballkanin Perëndimor. Pak dite para mbledhjes se rendesishme, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli eshte ndalur te integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, duke permendur edhe vendin tone.

Ai nuk e fsheh zhgenjimin nga vendimi i KE, tetorin e vitit te shkuar per mos hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. 

 

“Mezi pres diskutime të frytshme me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme. Ne kemi qenë gjithmonë të përkushtuar në mënyrë të vendosur në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. U zhgënjeva shumë nga dështimi i Këshillit të Evropës për të hapur negociatat e integrimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, tetorin e kaluar. Tani është koha të ecim së bashku dhe të vazhdojmë të përparojmë. Parlamentet janë thelbësore në këtë drejtim. Unë e mblodha këtë samit për të zhvilluar një strategji për rolin që parlamentet mund të luajnë në drejtimin e axhendës së reformës së BE dhe në dhënien e masave konkrete për të përmbushur aspiratat evropiane të njerëzve të Ballkanit Perëndimor. Jam i bindur se nuk ka kohë dhe vend më të mirë për ta bërë këtë”, ka thënë Sassoli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.