E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Konferenca e donatorëve nuk përmbush nevojën për të financuar rindërtimin
Publik News

Rama: Konferenca e donatorëve nuk përmbush nevojën për të financuar rindërtimin

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel ishte shumë pozitiv. Kryeministri Edi Rama në një videomesazh thotë se ka marrë disa këshilla të vlefshme nga kancelarja në lidhje me konferencën e donatorëve.

Kreu i qeverisë tha se konferenca e donatorëve do të ndihmojë, por nuk mund të përmbushë nevojën për të financuar rindërtimin.

Edi Rama: Së pari sepse lidhur me rindërtimin kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që i takon qoftë për konferencën e donatorëve qoftë për më tutje. E dinë se konferenca do të ndihmojë, por nuk do të përmbushë nevojën për të financiar rindërtimin. Kjo nuk është as objektivisht e mundur. Kancelarja u informua për kontaktet e mia me vendet e tjera më dha disa këshilla të vlefshme dhe u angazhua që konferenca të jetë një sukses.

Duke qenë një person shumë i dhënë, si askush që unë kam njohur ndaj statistikave kancelarja mori çdo detaj mbi planin tonë të financimit të brendshëm të rindërtimit dhe dëgjoi idetë që ne po përpunojmë gjatë kësaj periudhe për ti lancuar si masa shtesë financimi pas konferencës së donatorëve.

Na dha disa sugjerime të dobishme duke na ofruar edhe një ndihmë teknike për strukturimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.