E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pengmarrja në Këmëz, policia arreston 3 anëtarë të familjes Hajri në Shijak
Lajme

Pengmarrja në Këmëz, policia arreston 3 anëtarë të familjes Hajri në Shijak

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona si të dyshuar për pengmarrjen e Jak Prengës pak ditë më parë në zonën e Kamzës. Policia njofton se në pengmarrjen e Prengës kanë marrë pjesë rreth 10 persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në prangat e policisë kanë rënë: Bajram, Olsi dhe Elton Hajri, pas aksionit të zhvilluar dje në disa komplekse në zonën e Shijakut.

Ndërkohë që mes personave të shpallur në kërkim është edhe Altin Hajri, që dyshohet të jetë dhe organizatori i pengmarrjes.

Altini nuk është i panjohur për policinë shqiptare pasi në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali.

Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

PENGMARRJA

Që pas verifikimeve të para që u kryen pas pengmarrjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, Policia u orientua te konfliktet që 48-vjeçari nga Puka mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të njërit prej vëllezërve, i cili vuan dënimin për drogë në Angli. Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’iu bëjnë vëllezërve të Prengës.

Kjo dhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamzë, në rrugën “London”, teksa shkonte të kujdesej për to. Në Polici, familjarët e 48- vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk iu kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte që kanë shkak rekordet kriminale të vëllait të dënuar për trafik droge në Angli.

Jan Prenga u mor peng mesditën e datës 17 janar nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një makinë “Range Rover” të bardhë. Polica, nëpërmjet kamerave të sigurisë, gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të FushëKrujës. Më pas, një makinë e ngjashme u gjet e djegur.

Fillimisht, ai u dhunua fizikisht e më pas dy autorët e morën peng, duke u larguar me shpejtësi me një automjet dhe pas lanë vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë, të Tiranës. Policia është lajmëruar nga dëshmitarët për ngjarjen e ndodhur dhe shërbimet kanë shkuar me shpejtësi në vendin ku kishte ndodhur konflikti e më pas edhe pengmarrja.

Mes palmave buzë pishinave dhe qirinjve aromatikë, brenda kompleksit “Golden” të të fortëve Hajri, vendi

E gjitha me ngjyrë të bardhë dhe me dy pishina gjigante, godina e “Golden” është zbukuruar edhe me palma të shumta e qirinj aromatikë, që të jep përshtypjen e një vendi ekzotik. Kjo pasuri e patundshme, e cila me një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se ka shërbyer si resort dasmash dhe ka lidhur zemrat e shumë çifteve, dyshohet se ka shërbyer edhe për të mbajtur peng Jak Prengën, i cili u rrëmbye vetëm para 10 ditëve në Kamëz.
Featured image of article: Mes palmave buzë pishinave dhe qirinjve aromatikë, brenda kompleksit “Golden” të të fortëve Hajri, vendi që ka bashkuar dhjetëra çifte, ‘mbajti peng’ dhe Jak PrengënAltin dhe Emiljano Hajri dhe kompleksi “Golden”
TIRANË– Fotot që po shikoni janë shkrepur brenda kompleksit “Golden” që rezulton në pronësi të dy vëllezërve Hajri, Altin dhe Emiljano, ku sot u vu në pranga kushëriri i tyre, Leonardi. Ky investim është bërë ndër vite nga dy ‘kokat’ e Shijakut, të cilët janë të listuar në drejtësinë italiane si drejtuesit e trafikut të drogës nga Afganistani drejt Italisë.
Kompleksi “Golden”

E gjitha me ngjyrë të bardhë dhe me dy pishina gjigante, godina e “Golden” është zbukuruar edhe me palma të shumta e qirinj aromatikë, që të jep përshtypjen e një vendi ekzotik.

Kompleksi “Golden”

Kjo pasuri e patundshme, e cila me një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se ka shërbyer si resort dasmash dhe ka lidhur zemrat e shumë çifteve, dyshohet se ka shërbyer edhe për të mbajtur peng Jak Prengën, i cili u rrëmbye vetëm para 10 ditëve në Kamëz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.