E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunoi një 11-vjeçare, vëllai i reperes së famshme dënohet me 25 vjet burg
Publik News

Përdhunoi një 11-vjeçare, vëllai i reperes së famshme dënohet me 25 vjet burg

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, dhe gjykata e dënoi me burg Jelani Maraj-n në nëntor të vitit 2017.

Viktima dëshmoi gjatë gjyqit se Maraj e kishte përdhunuar vazhdimisht atë në 2015-n ndërsa nëna e saj ishte në punë.

Prokurorët kanë thënë se provat e ADN-së të gjetura në pizhamet e vajzës lidheshin me Marajn. Vëllai i vogël i vajzës gjithashtu dëshmoi në gjyq se ai ishte dëshmitar i një sulmi seksual.

Avokati i Maraj-t apeloi dënimin në vitin 2018. Të hënën Maraj tha në gjykatë se kishte një problem me alkoolin dhe kërkoi një “shans të dytë”.

Një nga avokatët e tij tha se ai vuante nga çështje shëndetësore, përfshirë hipertensionin dhe aneminë dhe kërkoi dënimin minimal prej 10 vjetësh.

Por gjykata e dënoi atë me 25 vjet burg ndërsa avokati i Marajt, Stephen Scaring, tha se ai planifikon të apelojë vendimin e gjykatësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.