E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del video promo e emisionit të ri të Luanës
Publik News

Del video promo e emisionit të ri të Luanës

Ajo tregoi se programi i ri televiziv do të startojë për 1 ose 2 muaj, pa zbuluar asgjë më tepër për shikuesit.

Vetëm pak minuta më parë, Luana “ngacmoi” sërish ndjekësit me një foto në InstaStory, ku përmendte projektin e ri.

“Një projekt i ri televiziv???”- shkruante moderatorja në postim.

Për të gjithë ata që u bënë kuriozë, burime kanë treguar se në fakt emisioni i ri i Luanës do të titullohet “Take me out Albania” dhe do të realizohet tek studiot e reja ‘Nova’ në “Top Channel”.

Madje, faqja zyrtare e televizionit në Instagram ka ndarë edhe videon promo të emisionit të ri të Luanës, i cili do të ketë të bëjë me çifte.

“Nëse po kërkon princin e kaltër ose vajzën e ëndrrave, dashurinë me shikim të parë, aventurën televizive “Take me out Albania”, është mundësia juaj.”- shkruhet krahas videos së emisionit, data e transmetimit të të cilit ende nuk është bërë e ditur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.