E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi vdekjeprurës përhapet globalisht, konfirmohen dy rastet e para në Britani.
Publik News

Koronavirusi vdekjeprurës përhapet globalisht, konfirmohen dy rastet e para në Britani.

Bëhet fjalë për dy raste të para të koronavirusit Wuhan në Britani.

Pacientët, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, po trajtohen nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në veri-perëndim të Anglisë.

“Pacientët janë duke marrë kujdesin mjekësor dhe ne jemi po përdorim procedura të kontrolluara për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit,”-tha profesori Chris Whitty në një deklaratë, duke shtuar se zyrtarët shëndetësorë po punojnë për të identifikuar personat e tjerë me të cilët pacientët mund të kenë rënë në kontakt.

Ndërsa në Gjermani është konfirmuar rasti i 5-të me koronavirus në shtetin jugor të Bavarisë. Pacienti ishte punësuar në të njëjtin vend pune me katër personat e tjerë që morën virusin nga një kolege që vizitoi Kinën.

Kolegia ishte me origjinë nga Shanghai dhe është kthyer sërish në shtetin e saj. Ajo u ndie e sëmurë gjatë fluturimit dhe rezultoi pozitive në testin e koronavisurit pas kthimit në Shanghai.

Ndërsa Koreja e Jugut konfirmoi 11 raste me koronavirus.

Dy nga katër rastet e konfirmuara rishtazi janë anëtarët e familjes së një prej pacientëve të parë.

“Një hetim i thelluar u krye mbi 8 persona që kishin kontakte me pacientin e 6-të dhe nga dy anëtarët e familjes së tij rezultate pozitiv,”- u tha në deklaratë.

Pacienti i tetë me koronavirus është një grua që hyri në Korenë e Jugut nga Wuhan në një fluturim më 23 janar.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) shpalli të enjten gjendjen e emergjencës. Koronavirusi deri tani raportohet se u ka marrë jetën 213 personave dhe po vazhdon të përhapet në të gjithë botën.

Në territorin e Kinës janë konfirmuar deri tani 9.709 raste.

Ndërsa ka më shumë se 140 raste të konfirmuara të virusit jashtë Kinës kontinentale, përfshirë 6 në Shtetet e Bashkuara.

Afro 60 milion njerëz janë bllokuar përkohësisht ose  me kohë të pjesshme në qytetet kineze për një javë.

Disa vende janë duke dërguar aeroplanët për të evakuuar qytetarët e huaj të bllokuar në Wuhan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.