E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kallëzimi nga PD, SPAK heton 2 ministra dhe 3 kryebashkiakë, caktohet prokurori, emrat
Publik News

Kallëzimi nga PD, SPAK heton 2 ministra dhe 3 kryebashkiakë, caktohet prokurori, emrat

Dy ministra dhe 3 kryebashkiakë do të merren nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Struktura e hetimit ka regjistruar kallëzimin e PD-së, për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.  Burime nga ky institucion bëjnë të ditur se është hedhur në short dhe është caktuar prokurori, i cili po vlerëson nëse ka elemente te veprës penale dhe nesë është SPAK kompetente për të hetuar këtë kallzim. PD ka kërkuar nisjen e hetimeve për dy ministrat Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini, për kryebashkiakët Erjon Veliaj, Artur Bushi, Valbona Sako dhe ish kryetarin e Durrësit Vangjush Dako.

Selia blu akuzon zyrtarët e lartë për 5 vepra penale: “Shpërdorim detyre”“Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Sipas PD është kriminela neglizhenca e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, që kanë lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të jetonin në to, pasi ishin deklaruar të pabanueshme.

E njëjta përgjegjësi evidentohet edhe për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në të. Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.