E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Do ju vijë një formular, pasuria që s’justifikohet për 48 orë, sekuestrohet brenda…
Publik News

Do ju vijë një formular, pasuria që s’justifikohet për 48 orë, sekuestrohet brenda…

Sot dalin në terren agjentët e OFL-së, të cilët janë të stërvitur për t’i shkuar pas çdo personi të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar, në kuadër të paketës anti KÇK. Të gjithë ata, të cilët janë subjekt i aktit normativ anti-KÇK, nëse nuk justifikojnë pasurinë e tyre për 48 orë, brenda një muaji u sekuestrohen të gjitha asetet.

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje forcat e Policisë, të cilat do të emërtohen OFL, Operacioni Forca e Ligjit.

Ndërkohë shpjegoi mekanizmin se si do të goditen pjesëtarët e krimit të organizuar. Sipas kreut të qeverisë, duke filluar nga sot, të gjithë atyre, të cilët dyshohen se janë subjekt i anti-KÇK-së, do t’u dërgohet një formular për të justifikuar pasurinë. Ky formular duhet të plotësohet brenda 48 orësh.

“Pastaj formulari do të shkojë te SPAK dhe nga SPAK në Gjykatë. Ata do të duhet të vijnë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort e kanë punuar tokën, se sa shumë ullinj dhe portokaj kanë mbledhur, se sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, se sa shumë janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, nëse duan t i mbajnë ato pasuri. Përndryshe, gjithçka që ata kanë sot do të jetë pronë e shtetit.

Kjo nuk do të vazhdojë si në ato proceset gjyqësore fantastike, që na kanë bërë gazin e botës, ku persona me dënim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet. Kjo ka afat 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK, deri në 15 ditë Gjykata dhe pastaj, lamtumirë prona e juaj”, tha Kryeministri para Forcave Speciale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.