E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çollaku: Paketa AntiKÇK një amnisti për të pasur nën kontroll krimin
Publik News

Çollaku: Paketa AntiKÇK një amnisti për të pasur nën kontroll krimin

“Paketa AntiKÇK nuk është asgjë tjetër veçse një amnisti dhe tentativë e kryeministrit për ta pasur nën kontroll botën e krimit për qëllimet e tij”. I këtij mendimi është gazetari Basir Çollaku. Sipas tij paketa Anti-KÇK është mbivendosje ndaj ligjit Anti-Mafia.

“E shoh si amnisti ndaj krimeve si një ligj elektoral.

Është një projeksion i kryeministrit që të ketë nën kontroll shumë aktorë dhe faktorë të botës së krimit të cilët në shumicën e rasteve kanë një ortakëri me politikën dhe pushtetin. Ata mbeten shënjestër e përbashkët për t’i shfrytëzuar kryeministri në të gjitha rastet dhe për ta bërë pjesë të debatit larg vetes.

Ata janë më të interesuarit sepse do të dështojnë në mënyrë të përsëritur.

  1. Është mbivendosje e ligjit të anti-mafies, ndryshon vetëm emri. Aty kanë qenë trafikantët, pasuritë, hotelet dhe banditët. Një pjesë i kemi parë në bashki, parlament, ministri”, tha Basir Çollaku në studion e emisionit “360 Gradë”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.