E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhanë 1 mijë euro secili, durrsaku kapet mat në unazën e Gramshit
Publik News

Dhanë 1 mijë euro secili, durrsaku kapet mat në unazën e Gramshit

Policia e Elbasanit ka arrestuar ne flagrance nje 44 vjecar nga Durres, pasi u kap duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 440 deri në 1000 euro për person. POLICIA-ELBASAN

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që transportonte shtetas klandestinë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të transportuesit.

 

 

Ne pranga u vu shtetasi F. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në unazën e qytetit të Gramshit u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 9 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

“Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 440-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës”- njofton policia.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.