E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Italianët të tmerruar nga koronavirusi, incidente raciste ndaj kinezëve në rrugë e në shkolla
Publik News

Italianët të tmerruar nga koronavirusi, incidente raciste ndaj kinezëve në rrugë e në shkolla

Në Itali dhe kudo tjetër, paniku është përhapur më shpejt se sa koronavirusi. Bizneset kineze janë bosh, dyqanet po mbyllet dhe shtetasin kinezë janë vënë në shënjestër.

Në një bar pranë shatërvanit Trevi, u vu një njoftim që ndalonte hyrjen e klientëve kinezë.

Një shkollë muzike në Romë i tha studentëve nga Azia lindore që të mos i ndiqnin orët e mësimit për shkak të incidenteve raciste që kishin ndodhur.

Katër guvernatorë të rajoneve veriore të Italisë u bënë thirrje fëmijëve që ktheheshin nga udhëtimet në Kinë që të mos e ndiqnin shkollën për 14 ditë.

Incidentet janë dënuar nga qeveria italiane. Kryeministri Giussepe Conte i kritikoi guvernatorët rajonalë duke u thënë se nuk kishin kompetenca për të bërë të atilla thirrje dhe se asgjë nuk e justifikonte frikën.

Megjithatë, deklarata e qeverisë për një gjendje emergjence 6-mujore pas dy rasteve me koronavirus që u zbuluan, vendimi i parë për shkaqe shëndetësore në historinë e Italisë , e ka rritur alarmin.

Shqetësimi u bë i madh kur 6000 pasagjerë të një kroçiere u ndaluan që të zbrisnin për orë me radhë në një port afër Romës për shkak të një rasti me koronavirus që u dyshua mes tyre. Analizat e personit dolën negative mirëpo thashethemet kishin fluturuar ndërkohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.