E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një këngëtar amator tha se është me koronavirus në mes të avionit vetëm për t’u bërë i famshëm
Publik News

Një këngëtar amator tha se është me koronavirus në mes të avionit vetëm për t’u bërë i famshëm

Në mes të avionit që nisej nga Torino, ai tha se nuk ndihej mirë pasi kishte qenë në Wuhan dhe mendonte se ishte prekur nga koronavirusi.

Deklarata e tij ka shokuar pasagjerët dhe pilotët janë detyruar të ulin avionin para kohe dhe me urgjencë.

Pas kësaj, ai tregoi se e gjitha ishte një shaka dhe ai thjesht dëshironte të hidhte në Instagram një video për të tërhequr vëmendje dhe famë.

“Pati një reagim sikur të kisha thënë; hej kam një bombë! Ishte thjesht një shaka, mendova se do më kuptonin. Doja një video për Instagram që të bëhej virale. Por u shokova kur pashë fytyrat e njerëzve, asnjë nuk qeshi dhe të gjithë u alarmuan. Më vjen keq për injorancën time. Jemi në një epidemi dhe të gjithë në fakt ndihemi të kërcënuar”, u shpreh ai pasi avioni bëri zbritjen urgjente.

Në rregull, kjo shaka në një moment tjetër ndoshta do t’i bënte punë, por në kohën kur të gjithë janë në makth gjesti i tij është thjesht i shëmtuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.