E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori i BE Soreca  : Po monitorojmë tejkalimin e shtetit ligjor!
Publik News

Ambasadori i BE Soreca : Po monitorojmë tejkalimin e shtetit ligjor!

Në datën 31 janar menjëherë pasi u miratua në qeverinë Rama akti normativ i ashtuquajtur, `Anti-Kçk`, Zëri i Amerikës pyeti ambasadën amerikane dhe delegacionin e BE-së në Tiranë të drejtuar nga Luigi Soreca për këtë “ligj special”. Por nga të dyja ambasadat më të rëndësishme në Shqipëri, ndryshe nga sa pretendon kryeministri (e kemi konsultuar me partnerët ndërkombëtarë) erdhi përgjigjja, se nuk e kishin lexuar këtë akt normativ të miratuar me urgjencë.

Në këtë kontekst ka folur për herë të parë për Operacionin Forca e Ligjit, ambasadori i BE-së në Tiranë Sorca. Në një intervistë për televizionin A2, kryedimplomati europian iu përgjigj së pari pyetjes, sesi e shihte ai operacionin Forca e Ligjit. Në përgjigjen e tij Soreca thotë shprehjen shabllon se çdo iniciativë kundër krimit të organizuar është e mirëpritur, por ai shton se ky operacion është duke u monitoruar prej tyre veçanërisht për sa i përket rrezikut të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi apo prioritet kyç për Bashkimin Europian, në lidhje me rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Kjo do të thotë që veprimet që ndërmerren nga ana e Shqipërisë, në lidhje me luftën dhe parandalimin e krimit të organizuar, janë mëse të mirëpritura. Sigurisht që sundimi i ligjit është një kriter kyç për ne. Është një kriter shumë i rëndësishëm dhe natyrisht ne do ta shikojmë sesi do të zbatohet, pasi për ne është shumë e rëndësishme që ky ligj të vihet në zbatim në përputhje të plotë me sundimin e ligjit, që do të thotë se duhet të jetë në respektim të plotë të të drejtave të njeriut. Natyrisht që është shumë e rëndësishme që të luftohet krimi i organizuar, por duhet të respektohen edhe të drejtat themelore të njeriut, që do të thotë, të drejtat e të pandehurve. Prandaj ne do ta ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji, i cili siç e thashë, është shumë i rëndësishëm, pasi kemi parime shumë të rëndësishme për të cilat bëhet fjalë”, deklaroi Soreca.

Pikërisht ky shqetësim i ngritur nga ambasadori i BE-së ka qenë edhe thelbi i asaj që kanë ngritur kritikët e  këtij akti normative, pasi i jepen policisë atribute ekstraligjore të cilat në një shtet ligjor i ka vetëm prokuroria dhe gjykata.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.