Pallat 2 milionë eurosh, kush është “i forti ” i Shkodrës që OFL i nisi formularin
I njohur si ‘Sheiku’ i Shkodrës, Pllanaj u arrestua pak vite më parë pasi ishte “bërë sekuestro preventive e një pallati 10 katesh me vlerën 2 milion euro”, thoshte policia asokohe.
Ndërtesa me vlerë 2 milionë euro dyshohej se ishte financuar nga të ardhura që mund të kenë burim aktivitet kriminal që ka kryer ky shtetas më parë.
“Lëshimi i urdhrit të arrestimit të tij nga Gjykata e Shkodrës është bërë për tri veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”.
Prokuroria në bashkëpunim me Policinë prej disa muajsh kishin nisur hetime për 44-vjeçarin, i cili tri vite më parë ishte pjesë dhe e debateve politike në vend, pasi i shpëtoi arrestimit në vitin 2015 duke u fshehur në makinën e ish-deputetit, Mark Frroku. Përveç kësaj, në fund të vitit 2014 biznesmeni u shpall në kërkim për sasinë rekord të lëndës narkotike prej 800 kg kanabis sativa të kapur në Lagunën e Vilunit në Lezhë, që kishte si destinacion Malin e Zi”,
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



