E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënimi i ish-gjyqtares së dosjes “Shullazi”/ Zbardhet dëshmia e bashkëshortit
Publik News

Kërcënimi i ish-gjyqtares së dosjes “Shullazi”/ Zbardhet dëshmia e bashkëshortit

Kjo është dëshmia e bashkëshortit të Saida Dollanit, anëtares së gjykatës së Posaçme të Apelit, dhënë prillin e 2019, kur ajo kishte në shqyrtim dosjen ndaj Emiljano Shullazit dhe miqve të tij të dyshuar për gjobëvënie në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kërcënimi i bashkëshortit të gjykatëses vuri në lëvizje policinë dhe menjëherë për rastin nisën hetimet. Po ndërsa prokuroria kryente veprime në procesin ndaj Shullazit regjistroheshin debate të forta mes të dyshuarve dhe gjyqtares Dollani, të cilën e akuzonin se me çështjen e tyre po kalonte vettingun.

Në fakt, hetimet për kërcënimin nuk dhanë rezultat, përderisa dhjetë muaj pas ngjarjes së pretenduar prokurorja Ida Ahmetlli iu drejtua gjykatës së Tiranës me kërkesën për pushimin e çështjes, raporton News24.

Vendimi i akuzës u kundërshtua edhe nga Doillani e cila instistoi për vijimin e hetimeve, pasi sipas saj shumë aspekte të rastit nuk ishin marrë në konsideratë.
Kërkesa e prokurores Ahmetlli u rrezua nga gjykata e cila vendosi ta rikthejë dosjen në institucionin e akuzës për hetime të mëtejshme. Gjykata konstatoi se ka mangësi në hetimin e rastit dhe për këtë i la detyra konkrete prokurores së çështjes. Ndërkohë Saida Dollani është larguar nga kryesimi i trupës që shqyrton dosjen “Shullazi”.

Madje në procesin ndaj emrit të shumëpërfolur të botës së krimit, është krijuar një ngërç ligjor që ende nuk ka gjetur zgjidhje. Duke qenë se janë konsumuar të gjithë anëtarët e Apelit të Posaçëm, veç Albana Boksit, që aktualisht ka në duar çështjen, janë deleguar dy gjykatës nga apelet e rretheve. në kushtet kur Apeli i Krimeve u shkri dhe u krijua gjykata e Posaçme e Apelit, ngërçi qëndron në faktin nëse dy gjyqtarët e deleguar më herët mund të marrin pjesë në shqyrtimin e dosjen. për këtë gjykata I është drejtuar me shkrese Këshillit të Lartë gjyqësor, por ende nuk ka marrë përgjigje duke vënë në pikëpyetje të madhe ecurinë e procesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.