Njëri në paraburgim, tjetri i dënuar, OFL u çon formularët dy të ‘fortëve’ të tjerë.
Operacioni Forca e Ligjit ka vene ne shenjester sot dy te forte te tjere, te cileve u ka nisur formularet per justifikimin e pasurise.
Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e OFL-se ben me dije se dy personat qe brenda 48 oresh duhet te deklarojne pasurine e tyre jane E. Sh, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur dhe Gj. C., i dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
NJOFTIMI I PLOTE
Në këtë kuadër OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:
– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



