E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oriola Marashi u ndalua se kishte lëndë narkotike në makinë, reagon policia
Publik News

Oriola Marashi u ndalua se kishte lëndë narkotike në makinë, reagon policia

GazetaSi” shkruan se në deklaratën e saj, Oriola ka thënë se është përdoruesve e lëndëve narkotike dhe të dyja qeset i ka për përdorim personal.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se Oriola është shprehur se shokët e saj që ishin me të në momentin e ndalimit nuk kishin dijeni për hashashin dhe se nuk kanë lidhje me këtë çështje.

“Për herë të fundit kam pirë hashash para dy ditëve  dhe shokët e mi që  janë në automjet nuk dinin gjë për këtë fakt,”- mësohet të ketë thënë Marashi.

Lajmi për ndalimin e saj nga policia ka bërë bujë dhe së fundmi është siguruar edhe deklarata zyrtare e policisë.

Në të thuhet se ndalimi i modeles është bërë më 8 shkurt rreth orës 19:20.

Njoftimi i plotë:

“Me dt.08.02.2020,u referuan materialet ne Prokurorine e Shk.Pare Tiranë, për shtetasen Arjola Tonin Mirashi,dtl.18.03.1995, sepse ne orën 19.20, në rrugën “Dritan Hoxha” ju gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 1,9gr.lende narkotike e llojit Canabis Sativa. Neni 283/1”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.