E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Festoi 51-vjetorin, Jennifer Aniston zbulon planet për t’u bërë nënë
Publik News

Festoi 51-vjetorin, Jennifer Aniston zbulon planet për t’u bërë nënë

Gjatë një bisede argëtuese me mikeshën e saj, Sandra Bullock, për revistën “Intervistw”, Aniston foli hapur për jetën e saj dhe ëndrrat që ka.

“Çfarë është ajo që nuk e ken bërë ende?”, e pyet Bullock. “A është në një nivel pune? A është në një zhvillim shpirtëror? A janë të gjitha këto më lart?”

“Është më shumë si një pamje e vogël në trurin tim, ku dëgjoj oqeanin, shoh oqeanin, dëgjoj të qeshura, shoh fëmijë duke vrapuar, dëgjoj trokitjen e akullit në një gotë, ushqim duke u gatuar. Kjo është pamja e gëzueshme në kokën time”.

Aniston ka qenë e martuar më parë me Brad Pitt nga viti 2000 deri në vitin 2005 dhe më pas me Justin Theroux nga 2015-2017, dhe ka pasur lidhje me një sërë të famshmish, por kurrë nuk ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë dhe shpesh është pyetur nëse ajo ka ende shpresë për t’u bërë nënë.

Në vitin 2016, ajo shprehu shqetësimin e saj për presionin me të cilin përballen gratë për t’u bërë nëna.

“Nëse nuk kemi një fëmijë ose një burrë, atëherë ne jemi të padobishme. Ne nuk po jetojmë qëllimin tonë. Është tronditëse për mua që ne nuk po e ndryshojmë bisedën.”

Aniston më vonë tregoi se ajo nuk ishte duke përjashtuar mundësinë e krijimit të një familje pas ndarjes së saj nga Theroux.

“Kush e di se çfarë parashikon e ardhmja për sa i përket një fëmije”, tha ajo për revistën “Elle” në vitin 2018. “Dhe, tani me shkencën dhe mrekullitë, ne mund të bëjmë gjëra në periudha të ndryshme nga sa kemi qenë në gjendje të bënim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.