E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri i Jashtëm turk tregon për çfarë kërcënimi kanë folur me Ramën
Publik News

Ministri i Jashtëm turk tregon për çfarë kërcënimi kanë folur me Ramën

Deklaraten ministri Mevlut Çavuşoğlu e ka bere sot gjate konferences se perbahsket per shtyp me ministrin e Jashtem ne detyre te vendit tone Gent Cakaj.

“Do të jemi më aktivë dhe presim mbështetjen e palës shqiptare, në bashkëpunim tepër të ngushtë me një vend vëlla si Shqipëria. FETO nuk është kërcënim vetëm për Turqinë por edhe vendet ku ndodhet, duhet ta dinë mirë se FETO në disa vende është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet sekrete të disa vendeve. Ne i kemi shpjeguar vëllezërve tanë për rrezikun dhe kërcënimin edhe në takimet qe kemi pasur me kryeministrin Rama dhe Gentin, se cfarë kërcënimi përfaqëson FETO për Shqipërinë”- tha ai duke shtuar se vizita e tij eshte pergatitore ne kuader te vizites se ardhsme qe do te beje presidenti Erdogan.

“Nuk kam shifra të sakta, por kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n”- ka thene me tej ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.