E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në Kuvend: ME OFL-në kemi tronditur në palcë krimin e organizuar
Publik News

Rama në Kuvend: ME OFL-në kemi tronditur në palcë krimin e organizuar

Kryeministri Edi Rama thotë se me “Operacionin Forca e Ligjit” është tronditur në palcë krimi i organizuar në Shqipëri. Duke folur në Kuvend, Rama e konsideroi OFL-në një ofensivë shembullore që e fut thikën në zemrën e krimit të organizuar.

Rama akuzoi se krimi i organizuar ka investuar në media dhe se shumë persona që flasin janë të paguar nga burime financiare të krimit.

“Kriminelët bërtasin nëpërmjet medias dhe politikës kapni kriminelët. E kemi tronditur krimin e organizuar në palcë me OFL-në. E di shumë mirë që burimet financiare të krimit janë investuar për të krijuar sa më shumë keqkuptim dhe mjegull. E di që në studiot televizive ka njerëz që flasin në mbrojtje të krimit të organizuar, për të relativizuar aktet e njerëzve që kanë bërë pasuri duke vrarë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, operacioni “Anti KÇK” ka për synim që të godasë gjënë më të rëndësishme të krimit, pasurinë. Ai tha se dënimi me burg është si t’i dërgosh këta njerëzh për studime universitare, por konfiskimi i pasurive u jep goditen përfundimtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.