E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monitori i zgjuar i laptopit që mund të hapet në tri ekrane të ndryshme
Publik News

Monitori i zgjuar i laptopit që mund të hapet në tri ekrane të ndryshme

TRIO është krijuar për profesionistet që duhet të kryejnë obligime të ndryshme, derisa kanë përpara vetëm një pajisje.

Duke shfrytëzuar disa magnete, TRIO qëndron në pjesën e pasme të monitorit kryesor të laptopit, për të mundësuar të punohet në të tri ekranet e ndryshme, në të njëjtën kohë.

Ky monitor e ka mundësinë e rrotullimit të njërit ekran, që të ofrojë mundësinë sa më të mirë për prezantim, për dikë që ndodhet në anën tjetër.

Për më shumë, ekranet mund të lakohen nga 18 deri në 270 shkallë. Me lehtësinë që e ka, TRIO pretendohet të jetë edhe një shpenzues shumë i vogël i energjisë.

Si pasardhës i Mobile Pixels DUEX, TRIO thuhet të jetë një ndryshues i lojës, për ata që tërë jetën e kanë të varur nga laptopi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.