Rriten ndjeshëm statistikat: Mbi 1700 të vdekur dhe mbi 70 mijë persona të infektuar nga koronavirusi
Gjithashtu, sipas “BBC”, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën ka arritur në 70,548.
Shumica e këtyre rasteve janë raportuar në Wuhan, epiqendrën e koronavirusit.
![]()
Gjithashtu, autoritetet në Tiranë diskutuan për dy vende të ndryshme ku mund të ngrihet karantinë në rast se paraqiten raste të Koronavirusit në vendin tonë.
Plani i parë është boshatisja e godinës së shërbimit infektiv në QSUT dhe trasferimi i pacientëve drejt spitaleve të tjera.
Një tjetër vend që është menduar është në pjesën jugore të Tiranës, larg zonës së banuar. Por ende nuk dihet nëse godina që është planifikuar është pajisur me infrastrukturën e nevojshme dhe shërbimet e kërkuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



