E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Befason Franca, 100 milionë euro për rindërtimin e  Shqipërisë
Lajme

Befason Franca, 100 milionë euro për rindërtimin e Shqipërisë

Franca ka befasuar me shumën që ka vendosur të dhurojë për rindërtimin e zonave të dëmtuara në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit. Plot 100 milionë euro ka vendosur të japë Parisi për Shqipërinë. Pas 115 milionë euro të Bashkimit Evropian, shuma e Francës është më e larta që një shtet dhuron në Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel.

Edhe Italia ka vendosur një shumë të konsiderueshme në dispozicion të Tiranës. Qeveria italiane do të dhurojë 65 milionë euro për rindërtimin.

Shtete të tjera që kanë kontribuar janë Gjermania me 11 milionë euro, Suedia me 5.6 milionë euro, Holanda 3 milionë euro, Danimarka dhe Polonia me nga 2.7 milionë euro, Britania e Madhe me 1 milion paund dhe Kroacia 1 milion euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.