Opozita takon raportuesen e PE-së: Reforma Zgjedhore duhet votuar që nesër
Përfaqësuesit e opozitës në reformën Zgjedhore janë takuar ditën e sotme me raportuesen e PE në Shqipëri, Isabelle Santos. Diskutimet me palëve kishin në fokus reformën zgjedhore.
Për mediat, pas përfundimit të takimit, ish-ministri Genc Pollo u shpreh se zgjidhja e krizës vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ndërsa ish-ministrja Klajda Gjosha tha se mazhoranca po përdor taktika për minimin e reformës zgjedhore dhe theksoi se sipas saj 15 marsi për votimin e reformës është shumë vonë, por duhet të bëhet që nesër.
“Mazhoranca po përdor taktika për të minuar reformën zgjedhore. Në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë nga minimi i Reformës zgjedhore. Për mua 15 marsi është shumë vonë, Reforma Zgjedhore duhet të votohet që nesër”, deklaroi Gjosha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



