E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E rëndë/ Nëna lejon që milioneri 53 vjeçar të përdhunojë dhe të filmojë të bijën 15 vjeçare
Publik News

E rëndë/ Nëna lejon që milioneri 53 vjeçar të përdhunojë dhe të filmojë të bijën 15 vjeçare

Një nënë në Amerikë ka pranuar që një burrë të përdhunojë vajzën e saj 15 vjeçare, në këmbim të parave!

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, lejoi që William Hopper 53 vjeç, milioner dhe pronari i një jahti nga Mathews Country i SHBA-ve, të përdhunojë vajzën e saj, madje ajo lejoi që ai të realizonte dhe foto gjatë aktit, në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

Menjëherë pasi u njoh me ngjarjen, policia ka bërë të mundur arrestimin e William dhe nënës së të miturës.

Por burri i mohon akuzat dhe pretendon se në gjithë këtë ngjarje është thjeshtë një viktimë. Ndërkaq dëshmia e vajzës nuk është marrë nga gjykata, pasi e mitura ndodhet në gjendje të renduar psikologjike, shkruajnë mediat e huaja.

Hooper dhe nëna e vajzës akuzohen për trafikim njerëzor dhe priten të marrin një dënim përfundimtar në 30 mars, të muajit të ardhshëm. Nga krahu tjetër, policia ka sekuestruar jahtin luksoz të 53 vjeçarit si provë materiale, pasi në mjetin lundrues besohet se janë kryer aktet e turpshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.