E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, po kërkon vaksinën e koronavirusit
Publik News

Epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, po kërkon vaksinën e koronavirusit

Ky është “gjenerali” që drejton sot operacionin kërkimor ndaj epidemisë në Kinë. Pulmonologu dhe epidemiologu Zhong Nanshan njihet si hero i luftës kundër SARS-it ne 2003, i votuar si një nga 10 shkencëtarët më të mëdhenj të Kinës (2010) pa hezituar edhe të kritikojë kur e desh puna.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit e gjeti dhe e vuri në krye të grupit të ekspertëve që vrapojnë në një garë kohe kundër Koronavirusit COVID-19. Si 1-shi i asaj pune atij i është lënë edhe mikrofoni i zëdhënësit te asaj lufte! E kush më mirë se ai mund të shpjegojë? Pyetja tani është: e kemi ne një të ngjashëm? S’ka rëndësi edhe në se s’është tamam ky kalibër. A e njohim ne më të mirin e kësaj fushe?

Ta thërresim, ta vemë në krye të një bordi special parandalues, t’i japim rogë 5-fishe, ta lemë ta zgjedhë vetë skuadrën e ekspertëve, të flasë e japë porosi kompetente, urdhra ekzekutivë për aeroportin, terminalet, avionet e tragetet, spitalet, konçensionet, përfshi edhe urdhra me efekt të fortë .. buxhetor. Mos hezitojmë për punë moshe: Zhong Nanshan i ka mbushur me kohë..83 vjeç

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.