LAJM I FUNDIT/ Tragjike në familjen durrsake, zjarri u merr jetën trinjakëve të mitur
Më datë 20.09.2017, rreth orës 17:30 , në Rromanat në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.
Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30. Sipas Policisë, banesa ku ndodhi tragjedia në pronësi të Gëzim Konçit.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar se fëmijët mund të kenë qenë duke luajtur me shkrepëse.
Raportohet se nëna ishte larguar nga banesa per te blerë diçka, e kur u kthye e gjeti në flakë. As babai nuk ishte në banesë.
Inspektoriati Shtetëror teknik konfirmon përjashton mundësinë që zjarri të ketë lidhje me bombol gazi.
“Nuk ka lidhje me bombol gazi. Kanë qenë te mbyllur ne dhome, dritarja ka qene me hekura duke lozur me shkrepse dyshohet se ka ndodhur aksidenti”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



