Borchardt: Qeveri teknike para zgjedhjeve
Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt është shprehur se Shqipëria mund të shkojë drejt një qeverie teknike për të zgjidhur krizën politike në vend, veçanërisht në përplasjen mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta.
Duke vlerësuar dialogun midis mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, ambasadori i OSBE-së, thekson se Shqipëria mund të shkojë drejt një qeverie transitore para zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa këtë vendim duhet ta marrë politika shqiptare sipas tij.
Ambasadori ka dalë hapur duke thënë në një intervistë për News 24, duke thënë se është për listat e hapura ndërsa shton se partitë politike duhet të zgjedhin kandidatë të pastër, të mos kenë asnjë të shkuar kriminale, ndërsa administrata duhet të jetë tërësisht e papolitizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



