Koronavirusi, OBSH e frikësuar: Kush është shqetësimi më i madh
Ndërkohë që në Itali rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi ku deri më tani ka shkuar në 17 në Kinë i ka ulur ritmet e tij të përhapjes.
Vetëm në 14 orët e fundit raportohen 327 raste të reja. Megjithëse në Kinë, nga ku dhe u përhap po ngadalësohet, virusi vdekjeprurës është kthyer në një rrezik të lartë në të gjithë botën pasi përhapja e tij është gjithnjë e më e lartë.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi këtë të enjte se “shpërthimi i koronavirusit në pjesën tjetër të botës, përbën shqetësimin më të madh”.
Aktualisht deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 2,858 në shkallë globale. Të infektuar janë konfirmuar 83,386 persona. Sakaq raportohet se rreth 37 mijë persona janë rikuperuar pas infektimit, çka tregon se ka shanse të mira për t’i bërë ballë.
Nga ana tjetër kujtojmë se shkencëtarët izraelitë janë në prag të zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit.
Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, vaksina mund të jetë e gatshme brenda disa javësh dhe në dispozicion në 90 ditë, sipas një deklarate nga Ministri i Shkencës dhe Teknologjisë izraelite Ofir Akunis.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



