Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme poetin e shquar Xhevahir Spahiu me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu’.
Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e Presidencës ishin të ftuara mjaft figura të njohura të artit shqiptar.
Aktori Mirush Kbashi ka interpretuar para të ftuarve disa vargje nga poezitë e Xhevahir Spahiut, duke emocionuar sallën.
Presidenti Meta ka ndarë me të pranishmit edhe një ngjarje të vitit 1992, ku shprehet se ka qenë Xhevahir Spahiu ai që e ka future në rrugën e politikës.
“Xhevahir Spahiut në vitin 1992 iu luta të kandidonte në Skrapar dhe ai nuk pranoi, kështu që socialistët më zgjodhën mua në atë zonë, tha Meta.
Ai e falenderoi Spahiun për kontributin e tij të madh në gazetari.
Ky dekorim i poetit vjen në prag të 75 vjetorit të tij.



