Ditën e djeshme, në hapjen e punimeve të Kongresit të PS, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako u shfaq vetëm pak poltrone më tutje nga kryeministri Edi Rama.
Dako është pjesë e hetimit të dosjes 339 për shitblerjen e votave si dhe një nga personzhet ‘non grata’ të SHBA por megjithatë nuk ka hequr dorë nga ambicia politike.
Ish-kryebashkiaku, sipas burimeve kërkon të rizgjidhet në kryesinë e PS. Mbetet për t’u parë nëse Dako do ia dalë të ringjitet në parti por ajo që dihet me siguri është se gëzon miqësinë e plotë të kryeministrit Rama.
Ky i fundit, e deklaroi vetë hapur, nga një studio televizive se e ka shumë mik.
“Nuk ma dikton mua miqësinë Departamenti i Shtetit. Unë Dakon e kam mik. Po e them këtu, sikur edhe në burg të shkojë Dako, ai është sërish miku im”, tha Rama.



