Si i ndihmoi Marina Fara dy transportuesit e drogës që t’i arratisen policisë
Roxhensa Kapurani ka tashmë masën “Detyrim paraqitje” nga Prokuroria. E njohur për publikun si Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona.
Policia tashmë ka ushtruar kontroll në banesën e saj, por nuk ka gjetur asgjë që ta implikojë me grupin. Ditën e sotme detaje të reja mësohen nga përfshirja e vajzës së Eli Farës në këtë operacion.
Megjithatë nuk është mundur të faktohet se vajzat kanë pasur dijeni për drogën. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese.
Sa i përket jetës private, Marina nuk është parë në shoqërinë e një mashkulli që nga ndarja e saj me të fejuarin Edi. Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili.
Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 muaj pasi u fejuan me ceremoni. Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë dhe janë të hapur për lidhje të reja. GSH



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



