Gazetari i ‘Zêrit të Amerikës’ Biberaj i bashkohet sot marshimit nga presidenti Meta
Edhe pak orë na ndajnë nga marshimi i madh i organizuar nga presidenti Ilir Meta që do të fillojë tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit në orën 17:00.
Mes qindra mesazheve edhe gazetari i njohur, Elez Biberaj ka dalë në mbështetje të presidentit.
“Tiranë mars, 1991: E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruan Biberaj ndërsa ka publikuar dhe një foto.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ky ka qenë një prej sloganëve të përdorur nga presidenti gjatë këtyre ditëve për të ftuar sa më shumë pjesëmarrës në protestën paqësore që zhvillohet kundër qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




