E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Identifikohen dy viktimat të vrarë në Durrës
Publik News

Identifikohen dy viktimat të vrarë në Durrës

Dy persona kanë mbetur të vdekur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozetit, në lagjen 14, ku dy persona janë qëlluar me armë. Nga spitali i Durrësit konfirmohet se dy viktimat janë të seksit mashkull.

Një nga viktimat është identifikuar si shtetasi Anxheli Avdia, ndërsa viktima tjetër është shtetasi me iniciale D.Sh., 35 vjeç.

Një tjetër person ka mbetur i plagosur.

Anxhelo Avdia dhe viktima tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet, janë ekzekutuar me një armë të dyshuar si kallashnikov, teksa ishin duke ecur me këmbë. Autorët i kanë qëlluar nga një makinë që ishte në lëvizje.

Policia dhe ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.