35-vjeçari Shkoza i ekzekutuar me kallashnikov në Durrës, ishte në listën e OFL
Dy persona u ekzekutuan me kallashnikov në mes të rrugës në Shkozet, mbrëmjen e sotme.
Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza u qëlluan me breshëri plumbash nga një makinë teksa po ecnin në këmbë.
Por kush është 35-vjeçari Dorjan Shkoza? Mësohet se ai ka qenë në listën e Operacionit Forca e Ligjit për të deklaruar pasuritë. Megjithëse dihet shumë pak për të dhe pasuritë që disponon.
Shkoza kishte dalë nga burgu në vitin 2010, pasi kreu dënimin prej 8 vitesh për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa 22-vjeçari Anxhelo Avdia është dërguar i gjallë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve me armë zjarri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



