E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadori Soreca: Bashkimi Evropian ka dhënë 34 milion euro për reformat
Publik News

Ambasadori Soreca: Bashkimi Evropian ka dhënë 34 milion euro për reformat

Ditën e sotme është zhvilluar një konferencë me temë “Sfidat e prokurorisë së përgjithshme për reformën në drejtësi”.

Pjesëmarrës në konferencë ishte dhe Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të BE, i cili ka thënë se pas raportit të KE ‘besojmë se Shqipëria do të ecë përpara’.

Soreca ka pohuar gjithashtu se ngritja e organeve në drejtësi është vetëm fundi i fillimit. Ai ka shtuar gjithashtu se BE ka dhënë 34 milionë euro në lidhje me këto reforma për ta bërë sistemin më efikas.

“Arritjet e fundit janë tepër të rëndësishme për brezin e ardhshëm të prokurorëve dhe gjyqtarëve, është koha të kontribuojnë për të ardhmen e vendit tuaj. Sistemi gjyqësor përballet me vështirësi, por është përmirësuar, por duhet që të jetë më efikas, sigurisht që po. Duhet të ndihmojmë të gjithë me asetet për të punuar duke mbështetur të gjithë drejtësinë. Duhen më shumë burime njerëzore për sistemin e drejtësisë, efikasitetin. Patjetër që duhet luftuar krimi. Duhet bërë më shumë me hetimet proaktive. BE ka dhënë 34 milionë euro në lidhje me këto reforma për ta bërë sistemin më efikas, fokusi duhet të jetë që ta bëjmë këtë sistem më efikas dhe ti shërbejë popullit për transparencë. Ne besojmë se Shqipëria meriton të ecë përpara dhe shpresojmë që vendet e anëtarë të BE-së të marrin vendim pozitiv në javët në vijim për negociatat,” tha Soreca

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.