E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Yuri Kim: Bashkëpunoni me njëri-tjetrin për të luftuar korrupsionin
Publik News

Ambasadorja Yuri Kim: Bashkëpunoni me njëri-tjetrin për të luftuar korrupsionin

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim gjatë konferencës me temë ‘Sfidat e prokurorisë së përgjithshme për reformën në drejtësi’, ka deklaruar se 2020 është një vit i madh për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE.

 Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të vijojnë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për ta çuar drejtësinë në vend përpara.

Sipas ambasadores Kim, duhet t’i jepet fund korrupsionit me çdo metod.

‘Fillimisht dua të them që 2020 është një vit i madh për rrugë e Shqipërisë drejt BE. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime për sa i përket besimit në drejtësi, për këtë duhet që ndryshojë edhe besimi i publikut. Jemi mirënjohës për dedikimin e këtyre indivividëve dhe për kurajon që kanë në lidhje me plotësimin e detyrave. Shqipëria duhet të ec përpara në përfundimin e ligjit. Duhet t’i jepet fund korrupsionit. Në 2019 zyra e prokurorit të përgjithshëm punësoi një grup koordinatorësh. Fakti që shumë individ kanë preferuar të bëhen pjesë e saj, kjo sjellë një ndryshim në Shqipëri. Kjo konferencë tregon se koordinimin në drejtësi ështrë shumë i rëndësishëm. Ju bëj thirrje të vijoni të bashkëpunoni me njëri-tjetrin që të çoni sistemin e drejtësisë përpara. Duke ecur përpara në lidhje me reformën në drejtësi, dua t’ju them diçka. Prokurori është faktori i ligjit, ku fajtori nuk duhet të shpëtojë, por të vuaj. Duhet përdorur çdo mënyrë, metod të ligjshme për të sjell drejtësi. Përdorni fuqinë tuaj për ta çuar drejtësinë përpara’, tha Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.