E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një shqiptar i akuzuar për tentativë vrasje përfundoi në prangat e policisë në Fiuggi.
Lajme

Një shqiptar i akuzuar për tentativë vrasje përfundoi në prangat e policisë në Fiuggi.

Burri me origjinë shqiptare, Adriatik Shehu, 44 vjeç, banues në Fiuggi, qëlloi me armë zjarri ndaj një 57 vjeçari, nga zona, kontraktues ndërtimi dhe ish-punëdhënësi i tij.

Mediat italiane shkruajnë se sherri midis tyre lindi pas kërkesës për një punë të re nga ana e shqiptarit në firmën e 57 vjeçarit italian, por hasi rezistencën e këtij të fundit. Punëtori shqiptar nxori armën dhe më pas e kërcënoi, e më pas duke e qëlluar me dy plumba, ku njëri e prekur në pjesën e këmbës dhe tjetri qëlloi makinën.

Burri i plagosur, i cili ishte në bordin e makinës së tij, u largua shpejt dhe lajmëroi policinë.

Edhe shqiptari bëri një arratisje të nxituar duke drejtuar një makinë që shkonte drejt Fiuggi Fonte.

Gjashtë patrulla të karabinierëve të Alatri arritën menjëherë në vend dhe kontrolluan zonën për të gjetur personin, i cili ishte i armatosur dhe i rrezikshëm.

Pas kërkimeve, e gjetën atë pranë një bari në zonë dhe pasi morën masat paraprake për të shmangur rrezikun për kalimtarët e rastit, policia arriti ta bllokonte duke e prangosur.

44-vjeçari kishte hedhur armën, e cila u gjet menjëherë nga policia afër vendit të arrestimit. Bëhet fjalë për pistoletë kalibër 7.65, e cila iu nënshtrua konfiskimit.

Burri u arrestua për vrasje në tentativë dhe mbajtjen e paligjshme të armëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.