E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryente regjistrime fiktive në sistemin TIMS, pezullohet ndihmës kontrollorja në doganën e Kapshticës,
Publik News

Kryente regjistrime fiktive në sistemin TIMS, pezullohet ndihmës kontrollorja në doganën e Kapshticës,

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka pezulluar nga detyra një punonjëse të Policisë Kufitare në Korçë pas hetimeve disa mujore që zbuluan se punonjësja kryente regjistrime fiktive në sistemin TIMS.

Bëhet fjalë për ndihmës-kontrolloren në doganën e Kapshticës Fjoralba Zyli që sipas SHÇBA dyshohet se ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

NJOFTIMI I SHÇBA:

SHÇBA pezullon nga detyra një punonjëse të Policisë Kufitare Korçë të dyshuar për “Shpërdorim detyre”

SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.