E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Izet Kadanën, kryegjyqtari i Pukës mbetet përgjithmonë jashtë drejtësisë
Publik News

Izet Kadanën, kryegjyqtari i Pukës mbetet përgjithmonë jashtë drejtësisë

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci dhe Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi të mërkurën vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Izet Kadana.

Sipas KPK-së Kadana rezultoi me pasuri të pajustifikuara, me lidhje familjare me persona të dyshuar për aktivitet të krimit të organizuar si dhe me probleme me etikën në punë për rastin e punësimit të bashkëshortes në prokurorinë e Pukës.

Ndërkohë, në njoftimin e publikuar dje në faqen zyrtare të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se është lënë në fuqi vendimi i KPK për shkarkim nga detyra dhe njëkohësisht vendimi i KPA është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.

Izet Kadana e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe prej më shumë se 15 vitesh punonte si gjyqtar në Gjykatën e Pukës. Në një mbledhje të KLD-së në vitin 2016, Kadana u emërua kryetar i kësaj gjykate.

NJOFTIMI I PLOTË I KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Izet Kadana, kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Izet Kadana.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 04.03.2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.