E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Obobo sa poshtë “Fletorja Zyrtare”
Lajme

Obobo sa poshtë “Fletorja Zyrtare”

“Fletorja Zyrtare” është tradicionalisht një buletin ku botohen ligjet, dekretet e presidentit dhe VKM-të. Në të botohen po ashtu vendime të rëndësishme të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, si dhe ndonjë urdhër ministri me karakter të rëndësishëm. Jo çdo gjë botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Është krijuar një traditë gati 100-vjeçare. Këta që e kanë harruar, le ta konsultojnë përvojën shqiptare dhe atë botërore. Mirëpo ka kohë që ky buletin është shqyer duke botuar lloj-lloj aktesh administrative që nuk kanë atë rëndësi për botim në këtë buletin. Rasti më flagrant ishte kur nuk u botua një dekret i presidentit. Mirëpo më 5.3.2020, “Fletorja Zyrtare”, më joserioze se kurrë, ka botuar vendimin e një komiteti ndërsektorial për luftën kundër duhanit të ilustruar me foto të marra nga google. 🙈🙈🙈

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.