Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka publikuar një video, me anë të së cilës akuzon Ramën se bllokoi për 3 vite integrimin dhe marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë.
Ai thotë se kryeministri flet për integrimin dhe negociatat sa herë që shkel Kushtetutën.
Statusi i Vasilit:
Edi Rama njeriu antiintegrim!(VIDEO).
A Keni degjuar Ramen, qe sa here shkel Kushtetuten apo ben gati Koncesionin e radhes fillon e flet per Integrimin Europian dhe per Negociatatat?
Fillon zbulon armiqte dhe miqte e Integrimit.
Po kush me mire se Rama mund ta beje kete?
Si njeriu me antiintegrim Rama nuk ka rivale.
Per te freskuar memorjen e te gjitheve ndiqeni VIDEON, qe tregon se si Rama bllokoi per tre vjet Integrimin dhe marrjen e Statusit te vendi Kantidat te Shqiperise vetem e vetem per nje cope Kryetar Qarku ne Fier.



