Meta i dhuron lule ish-presidentes së Atifete Jahjaga, uron gratë në Kosovë për 8 Marsin
Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Meta i ka dhuruar Jahjagës një buqetë me lule si dhe uron gratë dhe motrat e Kosovës.
“Kënaqësi të takoja sot Presidenten Atifete Jahjaga dhe t’i dhuroja një buqetë më lule me rastin e 8 Marsit, duke uruar me këtë rast edhe të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës. Mbështetje të plotë dhe solidaritet me kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”, shkruan Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



