Qeveria nuk mbyll kufijtë, por shkollat për dy javë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë, pas konfirmimit zyrtar të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë se OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve.
“Në gjithë vendet ku ka prevaluar qetësia dhe vetëpërmbajtja dhe administrimi i këtij fenomeni kërcënues është më i mirë. OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve. E them këtë se në mënyrë të vazhdueshme është predikuar nga burime të pacertifikuara që nuk kanë asnjë kompetencë për këshilltarin apo sugjeruesin se duheshin dhe duhen mbyllur kufijtë dhe sic tregojnë eksperiencat e vendeve mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e përdoruar pothuajse fare apo pjesërisht në raste shumë specifike të lidhur me të dhëna shumë specifike që vendi sot nuk i ka”- tha kryeministri Rama.
Rama nga mbledhja e sotme e qeverisë tha:“Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direkte nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë për të ndaluar përhapjen e pastaj vlerësimi më tej.
Të mbyllim të githa institucinet arsimore dhe të mbyllim të gjitha grumbillimet masive kulturore arsimore dëgjesave publike deri më datën 3 prill, për të parë dinamikën e këtij zhvillimi e për të vendosur për më tutje”
Rama ka bere apel per kujdes per vizitat neper spital, qe te shmangen sa me shume per te afermit e shtruar aty.
“Do ju lutesha shumë atyre që kanë të afërm në spital në QSUT të kufizojnë maksimalisht vizitat de të lehtësojnë punën e gjithë personelit por edhe të tonën e përbashkët.
Spitalet dhe ekipet që do trajtojnë rastet e konfirmuara janë të përcaktuar dhe dihen saktësisht nga gjithë personat e përfshirë në këtë proces.
Thirrje për të gjithë mediat, është në këto momente një përgjegjësi e jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve hde mbarëvajtjen e procesit jo të lehtë përballjeje që mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë vetëdijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është nuk është nuk është koronavirusi por është panikuc”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



