Koronavirusi në Shqipëri, mjekja e doganës së Muriqanit: Sapo ka ardhur një autobus nga Italia
Gjatë prononcimit të saj ajo është shprehur se sapo ka ardhur një autobus nga Italia dhe të gjithë janë zbritur dhe po i nënshtrohen kontrolleve për të bërë testet e koronavirusit.
“Sot ka ardh një autobus nga Italia, nga Milano janë kontrollu komplet të gjithë. Janë zbritur të gjithë sepse ky është urdhër që kemi dhënë me kohë, të zbresin të gjithë e të ekzaminohen në ambientin brendshëm dhe jo të jashtëm që të mbrojmë personelin”, tha ajo.
Sakaq ajo shtoi se ka dhënë urdhër të kontrollohen edhe të ardhurit nga Gjermania dhe Franca meqë janë shtuar.
Kujtojmë se 28 vjeçari i identifikuar me koronavirus ka kaluar nga dogana e Muriqanit me makinë. Ndërkaq i infektuar është raportuar edhe babai i tij, i cili dyshohet se është infektuar pasi i biri ka ardhur nga shteti fqin
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



