E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drejtori i Urgjencës: Deri para pak minutash mbi 2800 telefonata për ndihmë
Publik News

Drejtori i Urgjencës: Deri para pak minutash mbi 2800 telefonata për ndihmë

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj, ka thënë mbrëmjen e sotme se te njerëzit ka një shqetësim të shtuar për koronavirusin.

I ftuar në emisionin “Real Story”, Brataj ka thënë se deri në orën 22:15 të mbrëmjes së sotme në numrin e Urgjencës kanë telefonuar 2873 persona, dhe vetëm 1066 prej tyre vetëm për shenjat e koronavirusit. “Deri ne oren 22:15 ne Urgjence kane ardhur 2873 telefonata, nga te cilat 1066 vetem per Koronavirus. Kjo tregon shqetesim tek njerezit”, ka thënë Brataj.

Kujtojmë se, në orët e para të pasmesnatës janë konfirmuar në vendin tonë dy rastet e para me koronavirus, babë e bir që jetonin në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.