E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
31 vjeçari i infektuar me koronavirus flet nga spitali: Mjekët nuk e konfirmojnë
Publik News

31 vjeçari i infektuar me koronavirus flet nga spitali: Mjekët nuk e konfirmojnë

31 vjeçari i cili ndodhet në Spitalin Infektiv të Tiranës si infektuar me koronavirus ka lëshuar sot kritika të forta ndaj stafit mjekësor. Në një komunikim telefonik me Ora Neës, i riu ka bërë me dije se mjekët nuk e kanë informuar nëse ka apo jo koronavirus, edhe pse mbahet prej 36 orësh i izoluar.

Ai thotë se familjarët e tij kanë kontaktuar me urgjencën, por aty u thonë se emri i tij nuk ekziston dhe i sorrollasin në institucione të tjera. Sipas pacientit, edhe infermierët që e vizitojnë nuk kanë dijeni nëse është i infektuar me koronavirus.

“Kanë bërë deklaratë se unë jam i prekur me koronavirus, por ndërkohë mua këtu nuk asnjë s’më ka komunikuar se kam koronavirus. Kam mbi 36 orë që jam i izoluar. Ka ardhur vetëm një doktor dje që ka marrë analizat dhe pastaj kanë ardhur vetëm infermierë. Edhe infermierët nuk e pranojnë që jam me koronavirus dhe çuditen se si edhe ata nuk kanë asnjë sinjalizim. Jam në merak për familjarët e mi me të cilët kam patur shumë kontakte. Marrin në telefonë urgjencën por ata i thonë se emri im nuk ekziston.

Nuk ka ardhur një doktor me analizat e mia dhe të më thotë që do të ndjekim këtë apo atë kurë. Nuk kam asnjë lloj konfirmimi”, shprehet 31 vjeçari.

I riu deklaron se familjarët e tij nuk janë marrë nga mjekët për t’ju nënshtruar analizave nëse janë të prekur nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi mbrëmjen e djeshme se 31 vjeçari ishte një prej katër personave të tjerë të konfirmuar me koronavirus. Numri i përgjithshëm ka arritur në 6.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.