Zv. ministrja e Shëndetësisë tregon çfarë do të ndodhë me rastin e të infektuarit në Durrës
Pas lajmit se numri i të infektuarve ka shkuar në 10, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se rasti në Durrës do të trajtohet sipas intenerarit të përcaktuar.
Sipas zëvendësministres Mira Rakacollit, do të ndiqet ëdo lloj protokolli, si në rastet e mëpërparshme.
‘Historia e pacientit të Durrësit do të trajtohet sipas intenerarit që kemi bërë. Natyrisht do të ndiqet çdo lloj protokolli. Padyshim do të kemi si çdo rast që kemi ndjekur’, tha ajo.
Kujtojmë që deri më sot janë testuar 114 raste prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. 2 janë të infektuarit e parë, babë e bir, ndërsa 6 të tjerë kontakte të tyre, të cilët pas analizave rezultuan pozitive. Ndërkaq 2 rastet e tjera nuk kanë lidhje me të parët pasi sipas ministrisë njeri ka një histori udhëtimi një ditor në Milano kurse tjetri është shtruar në spitalin e Durrësit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



